Ngjyra dhe Hapësira

E dinit se

Ngjyra dhe Hapësira

Përdorni ngjyrat për të ndryshuar madhësinë e hapësirës tuaj

-Nëse tavani është shumë i ulët, përdorni vija vertikale ose ngjyrë të bardhë të ndritshme për të krijuar ndjenjën e lartësisë.

-Nëse mendoni se tavani juaj është shumë i lartë, përdorni nuanca të errëta në mure dhe nuanca edhe më të errëta në tavan ose ndani sipërfaqen horizontalisht në 2 pjesë dhe përdorni nuanca të ndryshme. 'Ulja' e tavanit mund të arrihet gjithashtu duke përdorur të njëjtën nuancë për një gjatësi 10-15cm mbi mur.

-Nëse dëshironi të bëni që hapësira juaj të duket ‘më e madhe’ përdorni nuanca të hapura dhe shmangni kontrastet ose pikturoni ndonjë peizazh ekzotik, i cili do të krijojë një ‘distancë’ midis mureve.

-Nëse dëshironi të bëni që një vend i ngushtë të duket ‘më i gjerë’, përdorni nuanca të hapura për anët e mëdha të mureve dhe nuanca të errëta për ato të ngushtat.

-Nëse dëshironi ta bëni hapësirën tuaj të duket ‘më e vogël’, përdorni nuanca të errëta dhe të ngrohta dhe krijoni kontraste të shkëlqyera ose një dritare të madhe në mur, e cila mund të pikturohet me nuanca të ndryshme, në kontrast me pjesën tjetër të hapësirës.

-Nëse dëshironi që hapësira juaj të duket ‘më e ngushtë’, përdorni nuanca të errëta për anët e mëdha dhe nuanca të hapura/ të ndritshme për ato të ngushtat.

-Mbani gjithmonë parasysh që sa herë që zgjidhni nuancat për hapësira të jashtme, ajo duhet të jetë pak më e errët, pasi rrezet e diellit gjithmonë i bëjnë ngjyrat të duken më të hapura.

-Si përfundim, kur zgjidhni nuanca për ambiente të brendshme mos harroni se hijet dhe mungesa e dritës së bollshme i bëjnë ngjyrat të duken më të errëta dhe më në gri, ja pse preferohet gjithmonë një nuancë më çelët.

SHIH MË SHUMË:
q

Çfarë është një bojë cilësore?

eco

Çfarë është një bojë ekologjike?

mood

Ngjyra dhe gjendja shpirtërore

Vechro Logo
VECHRO S.A.
BOJA DHE LLAKU
SHOQËRIA
302 LIOSION AVE. ATHENS 11145
+30 210 4816101-3