SMALTOXYL DECO

Llak alkid transparent dekorativ dhe mbrojtës për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Përbërja e veçantë mbron shtresën nga shkaktarët e infeksioneve, kërpudhat dhe lagështia.
Llak druri mbrojtës dhe dekorativ, për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, bazuar në rrëshira alkide të modifikuara posaçërisht. Rekomandohet për lyerjen e strukturave prej druri, të tilla si dyert, kornizat, parmakët, trarët, tavanet, grilat e dritareve, pjergullat, mobiliet e kopshtit, gardhet prej druri etj. Përmban pigmente të përshtatshme, të cilat nuk ndryshojnë pamjen dhe bukurinë natyrale të drurit, si dhe filtra UV, të cilat sigurojnë mbrojtje efektive kundër rrezatimit ultraviolet. Për shkak të përbërjes së tij mbron shtresën e bojës nga dekompozimi, rritja e kërpudhave dhe lagështia. Ruan elasticitetin në mënyrë që të mund të ndjekë lëvizjen natyrale të drurit. Siguron performancë të shkëlqyer; punohet lehtë dhe përhapet jashtëzakonisht mirë.