KARRIERA & BURIMET NJERËZORE
KARRIERA & BURIMET NJERËZORE
Një nga pikat e përsosmërisë së Vechro-s janë njerëzit e saj. Departamenti i burimeve njerëzore përbëhet nga punonjës me njohuri dhe aftësi të specializuara, të cilët janë me të vërtetë krenarë për shoqërinë, produktet dhe vizionin që ajo ndjek.
Vizioni i Vechro-s: shoqëria Nr. 1 në Shitjet totale (nga viti 2003 deri më tani) dhe Akreditimet e Bojërave Ekologjike në Greqi, është një mjedis që vlerëson jetën e njeriut në Tokë
Vechro, prodhuesi i 3-të më i madh i bojërave në Greqi, ka 144 të punësuar, 12% e të cilëve kanë diplomë universitare.
Me 75 vjet ekzistencë, Vechro ka politikat e saj të shoqërisë, që bazohen në parimet e mëposhtme:
Cilësi dhe besueshmëri
Ndjenjë e lartë përgjegjësie
Socializim dhe respekt i ndërsjellë
Angazhim për arritjen e objektivave të shoqërisë
Si rrjedhojë e pikave të sipërpërmendura, mjedisi i punës së Vechro-s është i sigurt, i drejtë, i qëndrueshëm dhe i besueshëm.
Karriera
Vechro ofron mundësi të barabarta për zhvillim profesional për të gjithë punonjësit e saj. Po ashtu, ajo synon të rekrutojë, trajnojë dhe promovojë personel të ri dhe kompetent.
Bëhu anëtar i shoqërisë sonë. Na dërgoni CV-në tuaj në adresën [email protected].