logos

AFATI KOHOR

VECHRO: Një industri greke e bojërave me një histori prej gati 70 vjetësh

#ToXromaExeiDinami

2022

Με πάνω από 110 πιστοποιημένα προϊόντα στο portfolio της, η VECHRO οδεύει προς τα 75 χρόνια λειτουργίας της, έτοιμη για νέες προκλήσεις. Η εταιρεία, συνώνυμο της λέξης χρώματος, μας αφηγείται πως το χρώμα είναι η φωνή μας, το χρώμα προκαλεί, ξεκινά τους πιο χρωματιστούς πολέμους και τις πιο μεγάλες αγάπες γιατί #ToXromaExeiDinami. Μία δύναμη που βρίσκεται στον πυρήνα της εταιρείας και στην στρατηγική της. Είναι αυτή η δύναμη που κάνει τη VECHRO να δημιουργεί και να ξεχωρίζει καθώς πηγάζει από την ανάγκη - όραμα της για «ένα περιβάλλον με αξία για την ανθρώπινη ζωή στον πλανήτη».

2021

Η Vechro βραβεύεται με Red Dot Award 3χρόνια μετά το Rebranding της

Tο βραβείο του Packaging Award για το 2021 δόθηκε στην κορυφαία οικογένεια μετάλλων, Oxidol της Vechro. Τα RedDot Award είναι ένας παγκόσμιος οργανισμός που έχει καθιερωθεί σαν μία από τις «πιο περιζήτητες σφραγίδες» ποιότητας στο design.

2020

2020

Vechro e ka mbështetur suksesin e saj në parimin që cilësia dhe ndërgjegjësimi mjedis janë të ndërlidhura ngushtësisht. Në vitin 2003, shoqëria certifikoi produktin e saj të parë me etiketim ekologjik të BE-së dhe që atëherë, me 96 produkte të certifikuara, është shoqëria Nr. 1 në shitjet totale dhe certifikimet e bojërave ekologjike në Greqi. Duke hyrë në vitin 2020, Vechro u bë një ambasador i etiketimit ekologjik në BE. Etiketimi ekologjik i BE-së arrin standarde të larta dhe kritere të rrepta që ruajnë dhe mbrojnë cilësinë e jetës njerëzore. Në bazë të këtyre specifikimeve, Vechro ka rregulluar veprimet e saj dhe ka përfshirë qëndrueshmërinë si vlerën dhe kodin bazë të kulturës së shoqërisë.

 

Objektet e fabrikës së Vechro-s (9000 m katror) ndodhen në Petra Viotias, në një tokë në pronësi private prej 6.4 hektarësh, ndërsa zyrat qendrore të shoqërisë ndodhen në adresën Athinë 302 Liosion Ave., Atikë. VECHRO ka një trajektore me rritje të qëndrueshme, duke zgjeruar çdo vit pjesën e saj në tregun Grek (duke qenë industria e 3-të më e madhe e bojës dhe llakut në Greqi). Në ditët e sotme, shoqëria është e mire-njohur nga konsumatorët grekë si industri me produkte me cilësi të lartë dhe mbështetje teknike të përsosur.

 

2019

2019

Çmimi i Artë për Vechro-n

Produkti i Vechro-s Smaltoplast Silk u vlerësua me çmimin e Artë në kategorinë e "Produktit Konsumator Novator" në çmimet "Prodhuar në Greqi 2019" i cili u zhvillua në Sallën e Koncerteve të Athinës më 16 dhjetor 2019. Ky ishte një nderim i jashtëzakonshëm për shoqërinë dhe produktet e saj novatore.

Vechro-s u vlerësua te Çmimet Ermis

Një çmim i bronztë Ermis iu dha Vechro-s për logon e saj të re në kategorinë "Rimarkim". Një nga nderimet më domethënëse për shoqërinë u mor më 19 mars 2019. Çmimet Ermis janë institucioni për shpërblimin e krijimtarisë dhe janë ngjarja kryesore në fushën e Reklamimit dhe Komunikimit në Greqi

 

2018

2018

Një vit ndryshimesh për Vechro-n

Logoja e re e Vechro-s është një lule në formë furçe, një simbol i krijimtarisë dhe ndryshimit për sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme. Shoqëria dëshironte të dëshmonte një këndvështrim tjetër dhe një mënyrë të re të të menduarit, duke vënë në lëvizje një epokë të re. Qëllimi i Vechro-s është të përcaktojë një pikëpamje ekologjike dhe më të përgjegjshme si për partnerët, ashtu edhe për konsumatorët e saj. Zgjedhja e logos së re ka ardhur si pasojë e kulturës "së gjelbër" që shoqëria miratoi në fillim të viteve 2000.

2016

2016

Vechro, një nga markat më të mira për vitin 2016!

Vechro u shfaq ndërmjet emrave të korporatave më të mira në Greqi për vitin 2016 në kategorinë "Materiale Ndërtimi". Kjo ngritje e veçantë ishte pjesë e “Superbrands” që zhvillohet çdo vit në 91 vende të botës.

Smaltox kundër ujit si “Produkti ‘bëje vetë’ i vitit në 2016”

Smaltox kundër ujit u votua nga konsumatorët grekë si produkti ‘bëje vetë’ i vitit në 2016, në kategorinë "Materiale Ndërtimi", në Konferencën e 9-të për produktet ‘bëje vetë’ & përmirësimi i shtëpisë, që u mbajt më 1 dhjetor në Maroussi Plaza Center. Një nderim i rëndësishëm dhe i veçantë për shoqërinë pasi vendimi merret nga konsumatorët grekë

 

 

2013

2013

Smaltoplast Silk, si "Produkti ‘bëje vetë’ i vitit për 2013" në kategorinë "Novacion"

2012

2012

Duke pasur një avantazh të rëndësishëm konkurrues, Vechro lidhi një partneritet strategjik me prodhuesin më të madh në tregun grek ‘bëje vetë’ të quajtur "Praktiker Hellas". Në këtë mënyrë, konsumatorët janë në gjendje të gjejnë produktet e shoqërisë në të gjithë dyqanet Praktiker. Gjithashtu, si pjesë e kësaj strategjie, Vechro ndërmori prodhimin e produkteve të vetë markës Praktiker.

2010

2010

Në vitin 2010, Vechro certifikon për herë të parë në Evropë vetitë e bojërave ekologjike për sipërfaqet e jashtme me Smaltoplast 100% akrilik. Mentaliteti ekologjik i shoqërisë u theksua edhe një herë me pjesëmarrjen e saj në Ekspozitën e 6-të Ecolife.

No photo

2009

Vechro kishte krijuar një fushatë të suksesshme reklamimi me anë të transportit publik në Athinë, për të rritur ndërgjegjësimin e markës së saj. Me këtë fushatë, Vechro ftoi konsumatorët në një "udhëtim si në ëndrra" me ngjyra ekologjike. Njëkohësisht, tre nga produktet novatore të Vechro-s u certifikuan. Këto produkte janë Smaltox Hydro Eco, Smaltoplast Universal Primer dhe Smaltoxyl Hydro Eco. Për ta përmbyllur, në kuadrin e përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit, Vechro u bë sponsor i Muzeut Grek të Fëmijëve, që është themeli për mirëqenien dhe edukimin e personave me paaftësi në dëgjim në Greqi, shkolla e mesme e 1-rë në Heraklion, Atikë, dhe e fundit, por jo nga rëndësia shkolla e 11-të fillore e Kalitheas.

2008

2008

Pas 60 vitesh pune krijuese dhe novatore, me 46 certifikime në total për bojërat ekologjike, shoqëria vazhdon të jetë pioniere në këtë fushë. Së pari në Evropë, Vechro certifikon produktin e saj novator të quajtur Smaltoplast Silk e cila është bojë plastike ekologjike, pa aromë, me cilësi të lartë, e bazuar në nanoteknologji. Smaltoplast Silk është i certifikuar si një produkt kundër mikrobeve që vepron mbi mikrobe rezistente që shkaktojnë infeksione serioze të marra në ambientet e spitaleve. Smaltoplast Silk ka certifikime të larta dhe kontrolle me testime të njohura nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni Britanik i Alergjisë (Allergy UK), dhe shoqata e kërkimit për bojërat në Mbretërinë e Bashkuar. Njëkohësisht, shoqëria është anëtare aktive e komunitetit pasi u bë përgjegjëse për "ngjyrosjen" e shkollave publike, dhe gjithashtu duke bërë dhurime në një organizatë jofitimprurëse greke të quajtur "Hamogelo toy paidioy" që nënkupton "Buzëqeshja e fëmijës" .

No photo

2007

Shoqëria po hap faqen e saj të re të përditësuar dhe boton numrin e parë të revistës Vechro të quajtur "Vechro News". Prandaj, Vechro po zhvillon seminare të suksesshme në qytete të ndryshme greke si Larisa, Volos, Agrinio, Nafplio, Janinë, Serres etj. Shoqëria po investon në mentalitetin e theksuar ekologjik duke prodhuar bojë plastike me cilësi të shkëlqyer të quajtur "Smaltoplast Extra Eco". Në të njëjtën kohë, Vechro vendosi të rinovojë dhe dhurojë produktet e saj për dekorimin e shtëpisë së re të "Hamogelo toy paidioy" në Melissia, Atikë.

2004

2004

Bashkimi Evropian ka certifikuar deri në këtë vit 15 produkte nga portofoli i markës Vechro, ndërmjet të cilave të mirënjohurat Smaltoplast Extra dhe Smaltolux Hydro.

2003

2003

Mijëvjeçari i ri sjell qëllime të reja për shoqërinë. Stafi drejtues revolucionarizoi industrinë me qasjen novatore duke vendosur të orientojë portofolin e produkteve drejt produkteve ekologjike, duke marrë parasysh nevojën për të mbrojtur mjedisin dhe vlerat njerëzore. Sot, motoja e shoqërisë "Mendo Ekologjikisht - Lyej Ekologjikisht", së bashku me deklaratën "Shoqëria Nr. 1 në shitjet dhe certifikimet totale të produkteve ekologjike nga viti 2003 deri më tani" portretizojnë strategjinë e komunikimit të shoqërisë.

1999

1999

Shoqërisë iu deshën më shumë se 10 vjet për të përfunduar planin e investimeve të fabrikës, që çoi në dyfishimin e kapacitetit të prodhimit, zvogëlimin e kostove operative, një prodhim tërësisht të automatizuar dhe së fundmi, por jo nga rëndësia përmirësimin e planifikimit të përdorimit të tokës.

1985

1985

Brezi i dytë i familjes Chatzinickola është i përfshirë në mënyrë aktive në rritjen e shoqërisë, së bashku me personelin e saj me përvojë, duke zhvilluar në mënyrë dinamike shoqërinë.

No photo

1981

Ioannis P. Chatzinikolas, Menaxher i Shitjeve në një shoqëri franceze në atë kohë, blen pjesët e saj dhe shoqëria shndërrohet, dhe mbetet akoma që nga ajo kohë, tërësisht greke.

No photo

1979

Fabrika zhvendoset në Petra në Viotia (25 km nga Thivon-Livadias).

1963

1963

U deshën më pak se 20 vjet për të zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme shoqërinë dhe për të tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj dhe, si rezultat, Vechro u ble nga shoqëria franceze Societe Francaise Duco.

1948

1948

Themelohet Vechro, një shoqëri greke për prodhimin e bojërave dhe llakut, që synon prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve me cilësi të lartë në tregun grek.

Vechro Logo
VECHRO S.A.
BOJA DHE LLAKU
SHOQËRIA
302 LIOSION AVE. ATHENS 11145
+30 210 4816101-3